VMRO-DPMNE sonte në seancën e trupave partiake vendos nëse do ta lëshojë Kuvendin. Kreu i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski nuk sheh arsye për përfshirje të mëtutjeshme në punën e shtëpisë ligjvënëse pasi nuk u respektua marrëveshja ndërpartiake që Kuvendi të shpërbëhet sot që zgjedhjet të mbahen më 12 prill. Nga VMRO-ja gjithashtu dorëzuan edhe propozim zyrtar për shpërbërjen e Kuvendit, por deri në këtë moment nuk është thirrur një seancë e tillë.