“Goditje e grupit KÇK”/ Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ILD t’i çojë pas hekurave

Top Channel Albania 2020-02-12

Views 0

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama pohoi goditjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar.

Sipas tij, nisur nga sot, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë do t?i jepet kompetencë për të nisur hetimin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në fjalë.

?Paketa ?AntiKÇK? ka një rëndësi të madhe, ndërkohë që vijon Vettingu. Reformat dhe Vettingu po vijojnë punën. Sot i vjen fundi pafuqisë ligjore për të reaguar ndaj atyre që përdorin çekiçin e drejtësisë. Sot i japim fuqi të madhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Menjëherë verifikimi i figurës, menjëherë verifikimi i pasurisë. OFL ka tronditur në palcë krimin e organizuar. ILD, mundësi të reagojë në mënyrë të menjëhershme. Ofensiva që po bëjmë nuk është një lojë, por operacion që godet krimin e organizuar?, deklaroi Rama.

Më tej shtoi:

?Po godasim atë që krimi e ka në shenjë, pasurinë. Burgu nuk mjafton, krimi do zhvishet nga pasuria. ILD të reagojë për veprimet korruptive të gjykatësve. Nëse ata mendojnë se do kapin ç?të kapin, derisa t?iu vijë vettingu, do iu bëhet më keq se Vettingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. Nuk do të ketë më lojë ?macja dhe miu?.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#KCK#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form