Haga përgënjeshtron raportet e vdekjes së kriminelit të luftës, Ratko Blladiç

Top Channel Albania 2020-02-11

Views 0

Haga i përgënjeshtroi raportet e vdekjes së kriminelit të luftës, Ratko Blladic. Helen Eggleston, zëdhënëse e Mekanizmit Ndërkombëtar të Gjykatave Penale, tha se informacioni nuk ishte I vërtetë. Njoftimin e vdekjes së atij që njihet ndryshe edhe si ?kasapi I Ballkanit? e përcolli në Twitter ministrja e Jashtme e Bosnje Hercegovinës, Bisera Turkovic.


Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm për 10 nga 11 akuza që përfshinin krimet më të rënda: gjenerali akuzohej nga gjykata e Hagës për genocid, shkelje të rënda të Konventës së Gjenevës, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Nga prilli 1992 e deri në korrik të vitit 1995, ai me ushtrinë e vet të serbëve të Bosnjes sulmuan, plaçkitën e shkatërruan plot qytete e fshatra në Bosnje-Hercegovinë. Shumë të vdekur, dëbime sistematike dhe përdhunime ndaj popullsisë jo serbe gjatë luftës shkojnë në llogari të tij.

Përveç kësaj, Mlladiç konsiderohet përgjegjës edhe për rrethimin tetevjeçar dhe bombardimin e Sarajevës. Akuza e fundit, por jo më pak e rëndësishme, ishte ajo e përgatitjes dhe zbatimit të genocidit korrikun e 1995-sës në Srebrenicë: ? qëlloni vetëm në mish njeriu?, ishte urdhri I tij për ushtarët. Mlladiçështë në burg që prej majit 2011, kur u arrestua në Serbi e u dërgua në Hagë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjyq#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form