Festivali në Japoni, këtë vit pa reshje bore

Top Channel Albania 2020-02-11

Views 1

Çdo vit, dhjetëra e mijëra turistë i drejtohen festivalit të dëborës në qytetin japonez Sapporo, ku mahniten pas rreth 200 skulpturash gjigante akulli.


Por këtë vit, ka një problem: nuk ka borë. Me temperatura të larta, organizatorët e festivalit fajësojnë ndryshimet e klimës ndërsa janë detyruar të sjellin borë me kamionë nga qytete të largëta për skulpturat e famshme në mesin e një krize të padëgjuar më parë.

Mungesa e borës është e paprecedentë ? thonë organizatorët e eventit që normalisht shfrytëzon 30 mijë tonë borë për skulpturat që sjellin imazhe nga më të ndryshmet. Ata u detyruan ta sillnin borën nga vende ku nuk kishin qenë kurrë më parë, si psh nga niseko, një qytet 60 km larg Saporos, i famshëm për pistat e tij të skijimit. Një tjetër vështirësi përbën edhe fakti se për skulpturat nevojitet borë e pastër. Mungesa e reshjeve të borës në Japoni këtë vit, ka detyruar shumë resorte skiimi të mbyllin pistat. Sipas weathernews, një e katërta e 400 resorteve të vëzhguara, nuk kanë qenë në gjendje të hapen. Ka patur një efekt zinxhir edhe në një nga atraksionet më të mëdha të festivalit të borës, një rrëshqitëse 100 metra e gjatë dhe 10 metra e lartë, që mungesa e borës bëri që të ndërtohej me përmasa të reduktuara.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Japan#Festival#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form