Forca e Ligjit, shkrese Bardhok Pllanajt dhe Albert Lames

RTV KLAN 2020-02-10

Views 0

Operacioni forca e ligjit kërkon nga dy persona të tjerë me precedent penal që t?i përgjigjen kësaj strukture brenda 48 orësh mbi burimin e pasurisë.

OFL i ka nisur shkrese Bardhok Pllanajt në Shkodër, që rezulton i dënuar në Belgjikë për trafikim qeniesh njerëzore. Ai ka qenë në gjykim në dhjetor 2018 për ?Pastrim parash?, ?Falsifikim dokumentesh? dhe ?Ndërtim pa leje?.

Pllanaj ra në prangat e policisë, pasi dyshohej se kishte ndërtuar pa leje një pallat 10-katësh në Shkodër. Ndërsa në shkurt të vitit të kaluar, Gjykata e Shkodrës miratoi kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e 17 pasurive në emër Pllanajt, mes të cilave edhe pallati 10-tësh.

Oficerët e OFL-kërkojnë informacion edhe mbi pasurinë e Albert Lamës, i njohur edhe si Albert Koschiek me banim në Durrës që është dënuar në Gjermani për trafikim të lëndëve narkotike.

?Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020?.

Nga nisja e operacionit 1 javë më parë janë bllokuar prona në Shijak dhe Shkodër, automjete të blinduara, si dhe u është kërkuar të deklarojnë pasurinë 10 personave me të shkuar kriminale.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS