Report TV - Metodologjia e re e zgjerimit/ Soreca: S'ka më hezitim apo paqartësi!

Report TV 2020-02-10

Views 0

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka prezantuar ditën e sotme metodologjinë e re të zgjerimit të unionit, duke vënë theksin se kjo i plotëson pritshmërinë të të gjithë vendeve anëtare, veçanërisht atyre skeptike. Duke qenë se më herët, në tetor 2019  disa vende me në krye Francën refuzuan që të japin dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak se ishin skeptik me progresin e bërë nga këto dy vende, Soreca tha se metodologjinë e re nuk do të ketë më hezitime. Ai bëri të ditur se kjo metodologji do iu japë mundësi të gjithë vendeve anëtare të BE të sjellin ekspertë në Shqipëri, për të parë nga afër zhvillimet këtu, por edhe për të bërë vlerësimet. Nga ana tjetër, shtoi se kushte dhe kriteret do të jenë më të qarta dhe mbi të gjitha konfirmoi se nëse nuk ka hapa para nga vendi kandidat atëherë procesi i negociatave do të pezullohet ose anulohet.

"Javën e shkuar KE miratoi metodologji e re dhe do shpjegoj çfarë do te thotë kjo metodologji e re. Të gjithë ne e dimë që Samiti i KE nuk solli çeljen e negociatave, siç kishim shprehur të gjithë. Në veçanti kjo është arsyeja që KE është përpjekur të gjejë pse ka ndodhur kjo dhe të shohë se si procesi të jetë më i parashikueshëm. Ne duam të krijojmë besimin e fortë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe BE. Me këtë metodologji të re, udhëheqësit e BE do të kenë një debat në vit me ecurinë që do kenë bërë këto vende. Një element tjetër i rëndësishëm është se BE do i përfshijë më shumë shtetet anëtare lidhur me ecurinë. Ekspertët e shteteve anëtare do jenë pjesë e të gjitha ekipeve që do vijnë të bëjnë vlerësimin, së bashku me zyrtarët e BE. Shtetet anëtare do kenë mundësi të ndjejnë pronësi mbi ato rezultate që do nxjerrin vetë zyrtarët e tyre.Do të sqarojmë qartë kushtet, që të mos ketë vagullësi me mënyrën se si do të gjykohet një shtet kandidat. Ne do të shkojmë me hollësi kriteret dhe kushte. Grupime të kapitujve të ndryshme, 6  kapituj  me 35 fusha të ndryshme. Puna do jetë më dinamike. Për negociatat, puna më pas do jetë më gjithëpërfshirëse dhe nuk do jetë e ndarë në 9 fusha që s'ka lidhje me njëra- tjetrën. Shtetet anëtarë do të kenë mundësi që të kthejnë pas procesin e integrimit. BE do të mund të pezullojë madje edhe të ndalojë nëse kjo do të jetë e nevojshme. po diskutohet në Këshill dhe kemi besim se kjo metodologji i përmbush kërkesat e shteteve anëtare, në veçanti ato që ishin skeptike", tha Soreca.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS