?Historia ime?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një nëne, e cila kërkon drejtesi, pasi i biri me probleme mendore është bërë pre e një abuzimi seksual nga fqinji.
Në studio, Mira ka treguar se prej 33 vitesh ajo kujdeset për djalin e saj dhe ngjarja e cila ka ndodhur në Prill të vitit të kaluar ka shënjuar jetën e djalit, por edhe të gjithë familjes.
Gruaja rrëfen se i biri është dhunuar seksualisht nga një burrë 60 vjeç, i cili ka patur poshtë shtepisë së tyre një bar kafe. Ajo e mori vesh ngjarjen nga rrjetet sociale, kur pa një video të publikuar, në të cilën i biri dhunohej seksualisht.
Nuk mundi ta shihte videon e plotë, madje edhe sot refuzon ta shohë atë. Gruaja ka bërë rrëfimin në polici, por personi është zhdukur që prej asaj dite, që video u bë publike.