Report TV - Skandali/ 27 muaj pa marrë pagat, punëtorët e Poçemit në protestë

Report TV 2020-02-10

Views 0

FIER- Mos marrja e pagave prej më se 27 muajsh, ka detyruar punëtorët e Poçemit të stacionit  të pompimit dhe nënstacionit elektrik që furnizojnë qytetin e Ballshit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike  të dalin në protestë.

Ata shprehen se nuk janë paguar prej më shumë se dy vite dhe situata ekonomike në familjet e tyre është përkeqësuar dhe nuk munden më që të vazhdojnë punën pa u paguar. Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano raporton se këta punëtorë varen nga Uzina e naftës, e cila edhe në këtë sektor nuk janë dhënë pagat për më se 4 muajsh.Ato kërkojnë ndihmën e shtetit duke paralajmëruar se do të braktisin punën pasi jo vetëm që nuk janë paguar, por edhe nuk kanë firmosur një kontratë.

Share This Video


Download

  
Report form