Report TV -Kosova ndryshe nga Basha: Nuk vihet në pushtet me protesta të dhunshme, por me ide

Report TV 2020-02-10

Views 0

TIRANË- Teksa eksponentë brenda Partisë Demokratike, me në krye kryedemokratin Lulzim Basha i kanë parë protestat e dhunshme si një rrugë për të shkuar drejt pushteti, ish- deputeti Halim Kosova nuk është i këtij mendimi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kosva shprehet se protesta është rruga e gabuar. Mënyra më e drejtë dhe e duhura, për Kosovën janë idetë me të cilat një parti i prezantohet popullit të tij.

?E kam dhënë gjithmonë mendimin tim se përmes protestave të dhunshne nuk mund të vihet asnjëherë në pushtet. Më e rëndësishne se protestat, pa i përjashtuar protestat demokratike është çfarë premton PD dhe me cilët njerëz del përpara popullit për idetë që ka për të nesërmen", tha Kosova.Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Halim Kosova i tha Zërit të Amerikës se Komisioni për Etikën dhe Pastërtinë e Figurës, që ai drejton, është një garanci serioze për integritetin e atyre që do të qeverisin nesër vendin.

?Besimi në një forcë politike vjen nga njerëzit që e përfaqësojnë këtë forcë politike. Duke ditur mirë këtë, PD ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës. Nuk është sekret të them se Ambasada e SHBA-së më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për ta nxitur këtë projekt dhe për të na ndihmuar. Ata janë shumë të gatshëm të ndihmojnë, kur bëhet diçka e mirë kundër korrupsionit apo për ta parandaluar atë. Mendoj qe kemi ndërtuar një pyetësor perfekt sesi të përzgjidhen njerëzit e PD, figura të qeverisjes së ardhshme në pozicionet më të rëndësishme në qeverisjen e vendit. Kështu që nesër, PD ka një garanci më shumë se ata që do të drejtojnë vendin do të kenë figurë të pastër. Duke respektuar dekriminalizimin me detaje, kemi bërë edhe një vaksinim kundër të keqes për nesër?, përfundoi Halimi.

Share This Video


Download

  
Report form