Report TV - Përplasja me armë zjarri në mes të Shkodrës për pazaret e drogës, burg 4 të arrestuarve

Report TV 2020-02-10

Views 14

SHKODER- Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg katër personat e arrestuar për plagosjen e ndodhur pak ditë më parë në qendër të Shkodrës ku u tentua të vritej me pistoletë Mirsad Meta, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës. Nën masën e sigurisë arrest me burg janë lënë Ension Buraku, Argjend Rexha, Riad Gjeladini dhe Liridon Lushi. Ension Buraku ka deklaruar gjatë fjalës së tij para trupit gjykues se ka qenë Mirsad Meta ai që ka qëlluar drejt tyre, ndërsa ata janë kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje.

Nga ana tjetër burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Ension Buraku, njeriu që së bashku me tre persona të tjerë Argjend Rexha nga Durrësi, Riad Xheladini nga Shkupi dhe Liridon Lusha nga Shkodra, kishin planifikuar ekzekutimin e Mirsad Meta. Motivi i kësaj tentative vrasje, sipas dyshimeve të policisë dhe prokurorisë ka qenë prishja e marrëveshjeve për drogën në Gjermani mes Mirsad Meta dhe Ension Buraku. Por situata mes tyre është agravuar akoma dhe më tepër, kur në 26 janar 2020 në banesën e Ornela Buraku, efektive policie në Durrës dhe motra e Ension Buraka, ka shpërthyer një sasi tritoli, duke sjellë vetëm dëme materiale.Sipas dosjes hetimore, Buraku ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të Mirsad Meta,teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij në pedonale. Asnjë nga plumbat nuk e ka prekur objektivin e këtij atentati, ndërkohë është plagosur rastësisht një 33- vjeçare me emrin Liljana Jerevija nga fshati Golem i Shkodrës.

Share This Video


Download

  
Report form