I mbuluar me kapuç dhe shall si u vodh filiali i kredidhënies në Durrës

Top Channel Albania 2020-02-08

Views 0

Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një firme kredidhënëse, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap.


Grabitësi ka pasur një kapuç dhe shall të mbështjellë lart që e kanë ndihmuar të maskohet pa rënë në sy në një ditë të ftohtë dimri. Ndërkohë që punohet për identifikimin dhe kapjen e tij, po hetohet edhe arsyeja pse punonjësi i këtij filiali financiar mikrokredie ka njoftuar me vonesë për grabitjen.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vonesës në njoftim është bërë tronditja e madhe që ka pësuar kur personi i armatosur është paraqitur në sportel.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Grabitje#Durres#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS