Emisioni ?Historia ime? në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 37-vjeçari. Tomor Brahushi u braktis para maternitetit nga prindërit e tij biologjikë dhe në moshën 9-vjeçare u birësua nga një çift në Lushnjë.
Në studio, ai ka rrëfyer se ka lindur me dy gjini dhe vetë ndihet femër. 37-vjeçari dëshiron të jetë si Linda Rei dhe të ketë një jetë të qetë larg paragjykimeve dhe opinioneve të njerëzve të tjerë. Më tej, Tomori rrëfen se kur ka qenë 12 vjeç është abuzuar seksualisht.
Mirela Milori: Ti ke një problem tjetër?
Tomor Brahushi: Problemin e kam.
Mirela Milori: Ti ke lindur me dy gjini?
Tomor Brahushi: Ndihem femërore!
Mirela Milori: Ti ndihesh femër?
Tomor Brahushi: Po!
Mirela Milori: Tani do të jesh burrë apo grua? E ke ndarë çfarë do të jesh?
Tomor Brahushi: Nuk kam bërë një jetë, nuk e kam realizuar. Kisha qejf që të bëhesha si Linda Rei, që të jetoja dhe unë një jetë normale si puna e Lindës, si puna e të tjerëve, mos kem ngacmime, mos kem dhunim.
Mirela Milori: Tomor të të bëj një pyetje direkte. Do të martohesh me një grua apo me një burrë?
Tomor Brahushi: Jo kështu si jam, nuk martohem me asnjë, vetëm bashkëjetesë.
Mirela Milori: Do të bashkëjetosh me një grua apo me një burrë ?
Tomor Brahushi: (Qesh)
Mirela Milori: Më thuaj të vërtetën mos qesh?
Tomor Brahushi: Kam emocion!
Mirela Milori: Ka patur raste dhune ndaj teje?
Tomor Brahushi: Ka pasur në fillim, më hynin drogaxhinjtë në shtëpi, më dhunonin, më merrnin atë pesë lekëshin që lypja. Me lypje kam jetuar, nuk kam profesion. Më dhunonin, jam dhunuar seksualisht që i vogël, jam përdhunuar që i vogël, që në fëmijëri.
Mirela Milori: Sa vjeç ke qenë?
Tomor Brahushi: Që në moshën 12 vjeç sot jam 37 vjeç dhe jam i qetë dhe dua të kem një mbrojtje nga Policia e Lushnjës, që mos abuzojë njeri të afrohet afër meje.
Mirela Milori: Ishe me prindërit që të rritën? Ju tregove për atë që të ndodhi?
Tomor Brahushi: Po!
Mirela Milori: Çfarë ndodhi?
Tomor Brahushi: Atëherë asgjë s?ndodhi, ai hyri 6 muaj brenda në burg!/tvklan.al