?A po bëhemi një shtet policor??,- kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, Live, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Oranews, dhe Youtube.
Platforma e re anti-krim, me emërtesën piktoreske dhe elektoraliste Anti-KÇK, ka prodhuar për rrjedhojë një paketë ligjore të posaçme, që ka dhe formën e një ligji të jashtëzakonshëm, i cili duket sikur shmang prokurorinë dhe forcon rolin e ministrit të brendshëm, domethënë të policisë dhe ekzekutivit.
Ishe kjo e nevojshme? Nëse ?Po?, pse? Nëse ?jo?, cili është pikësynimi?
A ka përplasje kjo me kushtetutën e Republikës, ku dhe pse?
A po bëhemi një shtet policor?
Nëse po, ku po shkojmë?
Të ftuar:
1. Spartak Ngjela
2. Çlirim Gjata
3. Saimir Visha
4. Sandra Bogdani
5. Etleva Delia