Ish-deputeti dhe pedagogu Mark Marku thotë se ?Anti-KÇK? shkel të drejtat dhe liritë themelore te personave që nuk janë të dënuar dhe u sekuestrohet pasuria në aksionet e OFL.
?Ky vendim shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, prezumimin e pafajësisë?.
Por nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, shprehet se kjo nuk qëndron pasi ata nuk hetohen për vepër penale por u kërkohet që të justifikojnë pasurinë.
Plarent Ndreca: Nuk hetohet ai për vepër penale.
Mark Marku: Po ti i bllokon pasurinë mo.
Plarent Ndreca: Patjetër.. dhe unë cënohem, deklaroj pasurinë...
Mark Marku: I cënon dy liri dhe të drejta themelore, lirinë e pronës? ne s?kemi të drejtë tu themi atyre kriminelë pse nuk i dënon gjykata.
Plarent Ndreca: E ke gabim, nuk është dënim ai... të drejtat e njeriut nuk janë absolute, janë relative. Në interes publik, në mënyrë proporcionale dhe... po më lër të flas se jam avokat dhe nuk gaboj në këtë pikë...
Mark Marku: Ti po flet si Prokuror jo si avokat, ti si avokat duhet t?i mbrosh ata. Si avokat ti duhet të thuash atë që them unë...
Plarent Ndreca: Po flas si profesionist, të jesh avokat nuk do të thotë që të mbrosh... mirë, mirë dakord, të drejtat nuk janë absolute po relative.
Mark Marku: Jo, ai është njëlloj si unë, në të drejtat themelore është njëlloj si unë.
Plarent Ndreca: Ore të drejta themelore janë të gjitha, por nuk janë absolute.
Mark Marku: Pse qenkemi ne burra më të mirë dhe atij i konfiskon pasurinë...
Florenc Vangjeli: Po je mo Mark burrë më i mirë se ai...
Mark Marku: Jo, ligjërisht nuk jam.
Blendi Fevziu: Stop tani se po ziheni kot... /tvklan.al