Xhaferi: Ka kohë të mjaftueshme që të bëhet gjithçka që është e dakorduar deri në momentin e vendimmarrjes për shpërbërjen e Kuvendit
Kryetari i Kuvendit vlerëson se edhe pse shpërbërja e ligjvënësit duhet të bëhet më 12 shkurt, ka kohë të mjaftueshme që gjithçka rreth të cilës tashmë janë dakorduar partitë politike të marr epilog. Këtë, Xhaferi e tha duke iu referuar pyetjes së gazetares Fatlume Dervishi, se vallë a do të ketë kohë të mjaftueshme KSHZ-ja që të përgatitet për organizimin e zgjedhjeve, duke pasur parasysh se partitë politike ende po darkodohen për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjëedhor?