Itali, treni del nga shinat/ Dy të vdekur, 31 të lënduar

Top Channel Albania 2020-02-06

Views 0

Dy makinistë humbën jetën pasi një tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat pranë qytetit Italian të Lodit.


Dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve punonjës i mirëmbajtjes së trenit, ka mbetur i plagosur rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën. 31 janë gjithsej të plagosurit. Treni po udhëtonte nga Milano drejt Salernos. Pas aksidentit, të gjithë shërbimet e trenave të shpejtësisë së lartë në linjën Milan-Bolonja janë pezulluar përgjatë gjithë ditës.

Kryeministri Giuseppe Conte shkroi në Twitter se ? dekja e dy makinistëve është një tragjedi mbi të cilën duhet hedhur dritë?. Trenat me shpejtësi 300 kilometra në orë konsiderohen të saktë dhe të sigurt në Itali.

?Treni Italian i shpejtësisë së lartë ?Frecciarossa? konsiderohet një shembull performance në të gjithë botën, ndaj kjo që ndodhi duket vërtet e pabesueshme, dhe e pashpjegueshme. Duhet të përpiqemi të gjithë të kuptojmë se çfarë ndodhi realisht?.

Është një mrekulli që shpëtuam, thamë se do të vdisnim, u shpreh një pasagjere, e cila mori disa lëndime në qafë nga përplasja. Autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim mbi shkaqet e aksidentit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#Train#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form