OFL shkrese Plaurent Dervishajt dhe Suel Celes

RTV KLAN 2020-02-06

Views 6

Operacioni Forca e Ligjit në ditën e katërt të punës i dërgoi shkresë dy personave me precedent penal, ku kërkon informacion në lidhje me pasurinë dhe burimin e të ardhurave. Oficerët e OFL-së i kanë dërguar kërkesën me shkrim Plarent Dervishit dhe Suel Çelës, që tashmë kanë 48 orë në dispozicion për të kthyer përgjigjen.

Sipas OFL-së, Plaurent Dervishaj rezulton në hetim në Gjermani pasi akuzohet për ?Trafikim të qenieve njerëzore?.

Ndërkohë, Suel Çela rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh. Të dy këta persona, edhe pse me të shkuar kriminale në Shqipëri dhe jashtë vendit, janë lënë të lirë nga drejtësia shqiptare. Plaurent Dervishaj, që njihet edhe si ish-anëtar i bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje dhe gjobëvënie, por ky dënim u rrëzua në 2012 në Gjykatën e Lartë dhe çështja e gjykua në Apelin e Krimeve të Rënda që e shpalli të pafajshëm në 2015-tën.

Edhe Suel Çela është hetuar në vendin tonë për vrasje në tentativë ndaj punonjësve të policisë, por në fund ka fituar pafajësinë. Ngjarja për të cilën akuzohet Çela ndodhi në Shtator 2017 kur dolën pamjet e një mjeti të blinduar që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS