Banorët e fshatit Vicë për Alsat njoftojnë se reshjet e borës që kanë përfshirë rajonin e Pollogut kanë bllokuar disa rrugë, përfshi këtu rrugën Sellcë-Vicë.
Nga pamjet e dërguara në redaksinë e Alsat shihet gjendja e rrugëve në fshatin Vicë te malësisë së Sharrit. Banoret thonë se rruga tashmë 48 ore nuk është pastruar dhe është tërësisht e pakalueshme. Apelet e tyre drejtuar komunës kanë hasur në veshë të shurdhër.