Report TV - Çuçi: Për rindërtimin kemi nevojë për 90 mln euro më shumë se fatura e dëmeve

Report TV 2020-02-05

Views 0

Ministri Bledi Çuçi deklaroi sot se dëmet nga tërmeti janë 985 milionë euro, por nevojat për rindërtimin janë rreth 1.08 miliardë. Pra nevojat për procesin e rindërtimit janë rreth 90 mln euro më shumë sesa dëmet. "Nevojat do të jenë më të larta sesa dëmet. Kryeministri tha mbi një miliard, ka qenë i informuar nga ekspertët. Besoj se nuk ishte thjeshtë një dëshirë e kryeministrit, por informacion nga ekspertët për të dhënë pak a shumë një shifër të përafërt. Por asnjëherë askush nuk ka dhënë shifra dhe nuk kanë spekulluar" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS