Operacioni Forca e Ligji ditën e sotme ka pasur në fokus qytetin e Durrësit. Sipas OFL janë dërguar formularët për të justifikuar pasuritë tek tre persona që rezultojnë të kenë të shkuar kriminale dhe që dyshohet se pasuria e tyre është vendosur mbi të ardhurat e ardhura nga krimi.
OFL i ka kërkuar Dashamir Gj. të justifikojë origjinën e të ardhurave të pasurisë së tij. Ai rezulton i dënuar në Itali për prostitucion
Po ashtu OFL i ka kërkuar justifikimin e të ardhurave pasurore edhe Emiljani H, i dënuar në Gjermani për Trafikim Droge dhe Pastrim Parash.
I treti që do ti duhet të justifikojë pasurinë është Edlir H, që ka lidhje familjare me Emilajno H.
"Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: