Është zbardhur pas disa ditësh ngjarja e grabitjes dhe plagosjes së çiftit të bashkëshortëve, biznesmenë në Allias mesnatën e 19 janarit 2020.
Burime të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha thonë se ka qenë një analizë ADN-je, më saktë një një kampion pështyme në një nga maskat e gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes, që ka çuar në identifikimin e njërit prej autorëve pjesëmarrës në këtë grabitje Fatjon Mertënikaj, ndërsa është shpallur në kërkim Markelian Cungu, që është vjedhës serial në kryeqytet.
Po ashtu burime të Top Channel, thonë se në kërkim në lidhje me ngjarjen është dhe një person i tretë, Marjo Toçi, i cili nuk ka treguar ngjarjen sepse ja ka treguar Markeljani duke i thënë ? çunat kanë bërë një punë mbrëmë?.
28-vjeçari, Mertënikaj deklaroi se ?Plani për grabitjen e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze në Allias të Tiranës, është thurur nga Markelian Cungu?.
Ai tha se plani është ideuar nga Markeliani, po ashtu ka qenë ai që ka siguruar armët, një automatik dhe një pistoletë, ku automatikun ja kishte dhënë Fatjonit ndërsa pistoletën Markeliani e ka mbajtur vetë.
?Më dha automatikun ndërsa pistoletën e mbajti vetë, kemi hyrë në banesë natën vonë, pasi Markeliani më tha se në shtëpi nuk banonte njeri. Por jemi ndeshur me përballjen e të zotit të shtëpisë, ndaj dhe kemi reaguar me armë??-ka treguar Fatjon Mertnikaj.
Të veshur me përparëse grash ngjyrë të zeza dhe me maska, siç pohoi Mertnikaj, ata u futën në banesë për të vjedhur.
Pas ngjarjes, policia ka arritur të nxjerë kampione pështyme, pikërisht në njërën prej këtyre maskave të sekuestruara jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Dhe pas analizave në laboratorin e policisë shkencore është arritur të identifikohet se njeriu që kishte marrë pjesë në këtë grabitje me pasoja të rënda, ishte Fatjon Mërtnikaj.
Mertnikaj u thirr disa herë në polici, para arrestimit, ku u morën kampione të tjera, derisa për tiu shmangur një arrestimi të mundshëm, Mertnikaj mbrëmjen e djeshme është nisur me taksi nga Tirana në drejtim të Rinasit ku kishte planifikuar largimin e tij nga Shqipëria në drejtim të Italisë me qëllim shmangien e procedurave të hetimit. Por pa sukses.
Tashmë pritet që 28-vjeçari i arrestuar të dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë ?arrest në burg?, ndërsa për Markelian Cungun është marë masa ?arrestit në burg? në mungesë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Laze#Grabitje#TopChannel