Ambasadorja e shteteve të bashkuara të Amerikës, Yuri Kim pasditen e sotme ka 'zbarkuar' në selinë e Partisë Demokratike, ku është takuar me kreun e kësaj partie Lulzim Basha.
Fillimisht gjatë ditës së sotme Basha është takuar edhe me Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli dhe më pas me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale në Komisionin Europian.
Për sa i përket Yuri Kim, ky është takimi i parë me kreun e Partisë Demokratike ndërsa pritet të diskutohet rreth situatës politike.
Ndërkohë këtë pasdite Basha pritet të takohet edhe me aleatët e tij.