Ora News - Hajdari: Të luftojmë korrupsionin politik, Balla: Beteja vazhdon

Ora News Lajme 2020-02-04

Views 0

#rtvora #oranews

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Rudina Hajdari kërkoi që krahas pronave të grupeve kriminale që janë bërë objektiv i ligjit anti-KÇK duhet të sekuestrohen edhe pasuritë e politikanëve.

Hajdari: Ne duhet të bëjmë cdo që gjë të mundur që të rikthejmë besimin në politikë dhe kjo nuk mund të arrihet pa luftuar korrupsionin politik.

Akuzave të Hajdarit, iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se qeveria ka dëshmuar vendosmëri në luftën ndaj korrupsionit.

Balla: Beteja jonë me korrupsionin ka vijuar, raporti i TI është një çështje e perceptimit dhe detyra jonë është që betejën ta thellojmë.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e konsideroi vitin 2020 si një vit vendimtar për ngritjen dhe funksionimin e SPAK.

Gjonaj: Mendoj se viti 2020 do të jetë vendimtar sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi.

Edhe pse e bazuar në raportet Shqipëria paraqitet si një vend shumë i korruptuar, ministrja e Financave, Anila Denaj tha se duhen parë sa të bazuara janë këto konstatime.

Denaj: Unë do të vlerësoja shumë të dija bazën e formacionit, pasi shumë e rëndësishme të kuptoj që nëse informacioni është me perceptime është një element që duhet ta gjykojmë. Nëse është me denoncime unë do ta mirëprisja këtë raport.

Gjatë mbledhjes pjesëmarrësit sollën në vëmendje një raport 6-vjeçar të BB që thekson se frekuenca e ryshfeteve në vitin 2019 është rritur dy herë më shumë krahasuar me vitin 2019.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/hajdari-te-luftojme-korrupsionin-politik-balla-beteja-vazhdon

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form