Report TV - Gati ekspertët për makinën e së vërtetës, Lleshaj: Poligrafin do doja ta nisja nga vetja

Report TV 2020-02-04

Views 0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se testi i poligrafit nuk do të përdoret vetëm nga SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, por edhe në rekrutimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Madje, ministri shkoi më tej duke u shprehur se do të donte ta niste nga vetja testin e poligrafit.

"Poligrafi i njohur në botë, por jo në Shqipëri. Kjo është një ditë historike, është një instrument i ri objektiv që ndihmon jo vetëm në finalizimin e hapave të reformës në drejtësi, por nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un, por për të gjitha rekrutimet e reja në polici, SHÇBA-së dhe institucionet e sigurisë publike, do të doja ta nisja nga vetja ime. SHÇBA-ja do të bëjë testimet, do të jetë në lartësinë e detyrës me profesionalizëm dhe paanshmëri" deklaroi. Paraditen e sotme u certifikuan pesë ekspertët e poligrafit të SHÇBA-së, për BKH.

Por çfarë është makina e së vërtetës (Poligrafi) dhe si funksionon ajo? Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.

Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t?i përmblidhte në një raport grafik. Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate.

Share This Video


Download

  
Report form