Stop - Shkoder/ Mbaron burgun e nuk i japin parate e veta. Stop zgjidh problemin! (03 shkurt 2020)

RTV KLAN 2020-02-03

Views 3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & Klan; Problemi i rradhës na con në qytetin e Shkodrës, pasi Manushaqe Qosja, nga Cërriku, i është drejtuar emisionit ?Stop?, duke mos gjetur zgjidhje në rrugë të tjera. Djali i saj ka kryer dënimin, por pasi ka dalë nga qelia, nuk ka marrë mbrapsht sendet e tij, përfshirë 1 200 euro, që ka patur me vete.Djali mori rrugën e emigrimit të paligjshëm dhe u kap në Mal të Zi. Për këtë u dënua me 6 muaj heqje lirie dhe dënimin e kreu në Lezhë. Ai la qelinë në datën 26 nëntor dhe zonja disponon fletën e dorëzimit të sendeve, firmosur nga oficerja e policisë gjyqsore, Klodiana Duraku. Zonja tregon, se avokati e ka sorrollatur gjatë gjithë kësaj kohe dhe gjërat që i përkasin, nuk i kanë marrë akoma. Vendimi i datës 27 dhjetor, shprehet qartë për kthimin e sendeve, të konsideruara prova materiale të sekuestruara.Avokati i djalit thotë, se është bërë një gabim nga kryesekretarja, ndaj dhe kthimi i parave është vonuar. Por gazetarja e ?Stop? i drejtohet edhe Prokurorisë së Shkodrës dhe arrin të zhbllokojë shumën prej 1200 eurosh.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS