Gati spitali i ri në Kinë, përfundon në kohë rekord për 9 ditë

Top Channel Albania 2020-02-03

Views 2

Spitali i ri që premtoi qeveria kineze është gati për të pritur pacientë, duke përfunduar punimet për 9 ditë.


Për qendrën e re shendetësore në Wuhan punimet filluan në 24 janar, ndërsa dita e sotme do të jetë edhe dita e parë e punës për mjekët vullnetarë nga e gjithë Kina.

Në këtë spital do të trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, si edhe ata që dyshohet se janë të infektuar.

Autoritetet vendase mobilizuan të gjitha forcat për të bërë të mundur ndërtimin e këtij spitali në kohë rekord.

Koronavirusi ka vrarë rreth 300 njerëz në Kinë, ndërsa mbi 14000 janë të infektuarit.

Ky virus është shpërndarë në 22 shtete të tjera, përfshirë Anglinë dhe Italinë, ndërsa në Filipine ka vdekur personi i parë i infektuar jashtë Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale, ndërsa shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë vaksinën kundër këtij virusi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Spital#Kine#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form