#rtvora #oranews
Një ditë para se njësia speciale në policinë e shtetit, OFL (Operacioni Forca e Ligjit), të nisë punën në terren, kryeministri Edi Rama tha se ky është një moment historik në historinë e përballjes së policisë së shtetit me krimin.
Rama tha se në kohë ekstreme, nevojiten masa ekstreme.
Edi Rama: Sot është një moment me rëndësi të veçantë në historinë e përballjes së policisë së shtetit me krimin, jam i bindur se është një pikë me rëndësi të atillë që do të shënojë një nivel të ri të përballjes me krimin. Një kohë ekstreme kërkon masa ekstreme. Jemi bërë gati për një përballje ekstreme me krimin e organizuar, është ekstreme koha për ti dhënë përgjigje dërmuese jo vetëm krimit të organizuar por edhe gjithë atyre që ushqejnë mosbesimin te mundësitë, vullneti dhe angazhimi ynë për të luftuar deri në fund me krimin e organizuar.
Shefi i qeverisë nënvizoi se "sot policia e shtetit është si asnjëherë e angazhuar dhe e gatshme të flasë me gjuhën e rezultateve, fakteve dhe shifrave konkrete që e bëjnë të pamundur krahasimin me të shkuarën".
Ndërkohë, shtoi ai, "pa asnjë diskutim që e ardhmja dhe Shqipëria që duam është shumë më e mirë se Shqipëria që kemi sot. Nëse mund të kritikohemi për shumëçka mnuk mund të kritikohemi për kurajon dhe vullnetin për të bërë reforma të mëdha".
Ai e nxiti njësinë e re të policisë së shtetit për korrjen e sukseseve në këtë drejtim, ndërsa shtoi se garanci për këtë aksion është edhe SPAK.
Edi Rama: Sot jemi këtu për të përshendetur njësinë më të re të policisë dhe për ta nxitur dhe uruar për suksese. Fillon punë nesër. Tanimë kemi në dispozicion një instrument të fortë në duart e shtetit, policisë së shtetit dhe OFL, ligjin special për marrjen e të gjitha masave të nevojshme pasurore ndaj të gjithë atyre që në 30 vjet janë dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, terrorizëm, krime të rënda.
Sot ndryshe nga më parë ne kemi një garanci më shumë, SPAK, që tanimë është formuar dhe kjo është sprova e parë për vetë SPAK-un por duke pasur besim absolut te ata që janë bërthama e këtij institucioni të sapolindur por përgatitur për një kohë të gjatë përmes procesit të vettingut. Kam shumë besim se jemi në vendin e duhur, kohën e duhur dhe kemi forcat e duhura për të bërë ndryshimin historik në marrëdhënien e krimit me vendin tonë.
Për vajzat dhe djemtë e OFL-së që do të përfshihen në këto operacione kundër krimit të organizuar ai pati këtë mesazh.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/neser-nis-beteja-me-krimin-e-organizuar-rama-porosit-ofl-bejuani-te-parehatshem-atdheun-ferr
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp