Korçë/ Asgjësohen ushqime të prishura – 1.6 ton ushqime të skaduara dhe pa etiketë

Top Channel Albania 2020-02-03

Views 9

AKU në Korçë ka asgjësuar 1600 kg ushqime pas aksioneve të vazhdueshme të kontrollit në subjektet e qarkut juglindor.


Përgjatë muajve të fundit kontrollet e inspektorëve të AKU kanë evidentuar raste të mallrave të skaduara apo mallra që kanë probleme me gjurmueshmërinë e origjinës, mungesë etiketash etj., të cilat qarkullonin në treg dhe shiteshin për konsumatorin me shumicë dhe pakicë. Subjekte të ndryshme janë ndëshkuar me masa administrative por edhe sekuestro të mallit si pasojë e parregullsive të hasura

Mallrat ushqimorë me origjinë shtazore por edhe produktet e tjera janë asgjësuar nën mbikqyrjen e inspektorëve të AKU të Korçës ndërkohë që kontrollet vazhdojnë të jenë të pranishme në biznese të ndryshme dhe në pikat doganore për të ofruar siguri për konsumatorin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AKU#Korce#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form