Sassoli para deputetëve: Procesi i integrimit vetëm u shty, BE nuk i tha Shqipërisë 'JO'

Report TV 2020-02-03

Views 1

Presidentin e PE, David Sassoli ka mbajtur një fjalim në Kuvend përpara deputetëve, ku ka vënë theksin se procesi i anëtarësimit vetëm është shtyrë, pra nuk ka pasur një "JO" nga BE-ja.

"Është një nder i madh të jem këtu në parlamentin shqiptar në këtë Kuvend që është shtëpia e demokracisë shqiptare. Bëhet fjalë për vizitën time të dytë. Do kisha dashur të vija më parë. Dëshiroj që t'ju shpreh afërsinë time qytetarëve shqiptar që u goditën nga tërmeti. Jemi përpjekur t'ju përballojmë vështirësitë dhe nga një angazhim nga ana e BE që të mbështesin Shqipërinë. Natysisht, ju që jeni përfaqësuesit e popullit shqiptar se kemi ndarë një moment hidhërimi bashkë, menduar se procesi i anëtarësimit do të fillonte, por u ngadalsuar. 25 qeveri europiane ishin të bindur që kjo rrugë duhet të fillonte menjëherë, por nuk ndodhi kështu, megjithatë nuk u tha një "JO", vetëm sa është shtyrë. Në pritje për të bërë disa mekanizma mbi metodologjinë dhe në të njëjtën kohë, për të bërë të mundur një "prishje mendje" për vendet që kanë rezerva, jemi të bindur që kemi të njëjtin këndvështrim. Jam këtu për t'i ripërtrirë besimin e BE-së. Thoshte mirë më parë kryetari i parlamentit se ne nisemi nga një ide, që duhet të na shoqërojë edhe në të ardhmen, të pajtojmë hapësirën gjeografike me atë politike", tha ai

Share This Video


Download

  
Report form