Spartak Koka zbulon prapaskenat e emisionit që “heton” dosjet kriminale

RTV KLAN 2020-02-03

Views 4

Këtë javë në ?Klan Plus? transmetohet episodi i tretë i ?Uniko?, emisioni i cili guxon duke shkuar përtej deklaratave zyrtare mbi krimet e rënda, që kanë tronditur Shqipërinë, shumë prej të cilave janë ende të pazgjidhura.

I ftuar në programin ?Jo vetëm modë?, në Tv Klan ishte autori dhe drejtuesi i këtij emisioni, gazetari Spartak Koka, i cili nuk është aspak i ri në terrenin më misterioz të gazetarisë. Prej 10 vitesh i angazhuar me çështjet kriminale, siç ishte ajo e Lazaratit në vitin 2015, Koka vendosi të krijojë një format krejtësisht të dedikuar ngjarjeve kriminale.

Javën e kaluar, dëshmia e vajzës së Enkeleda Çapokut, e cila në janar u vra nga kunati i saj Erdet Çapoku, zbuloi të dhëna të panjohura më parë mbi ndodhitë të cilat i paraprinë krimit.
Sipas Kokës, anashkalimi i dispozitave ligjore ishe ajo çfarë e çoi Enkeleda Çapokun drejt vrasjes nga dora e kunatit, i cili sipas ligjit do të duhej t?i ishte ndaluar të afrohej.
Në lidhje me profilin që ka gazetaria e tij, për shumë e konsideruar e rrezikshme, Spartak Koka u shpreh se edhe në çështje të tilla, etika është mburoja më e mirë ndaj kërcënimeve.

Share This Video


Download

  
Report form