Presidenti i PE-së në Tiranë: Procesi i anëtarësimit duhet të fillojë - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-02-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli theksoi se Shqipëria duhet të shohë përpara e të vijojë rrugën për në BE, pavarësisht zhgënjimit që mori me dështimin e negociatave në tetor.Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Presidenti i PE-së tregoi se sa I rëndësishëm është Shqipëria për BE-në.?Ju përgëzoj për hapat që po ndërmerrni. Ne duhet të mbështesim shqiptarët drejt BE. Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të viti, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Është i bindur për këtë parlamenti dhe Komisioni Europain. Jam i bindur dhe unë që kjo është vetëm një vonesë. Lufta kundër kriminalitetit, rikuperimi, rimarrja e kapitaleve, janë nisma këto të domosdoshme. Kemi parë se si është rifilluar dialogu brenda afateve të shkurtra. Ju e dini zhgënjimin që ndjetë, që ka ndjerë shoqëria civile shqiptare, të njëjtën gjë që kemi ndjerë dhe ne. Por duhet ta kapërcejmë këtë. Kemi kohën e duhur që t?i bindim të gjithë për atë rrugë që domosdoshmërish ta bëjmë së bashku. Kemi një fat të përbashkët. Në këtë rrugë kemi përshtatje.?Po ashtu, Sassoli solli në kujtesë edhe gatishmërinë e BE-së për të kontribuar në fazën e re të rindërtimit të banesave pas tërmetit të 26 nëntorit.?BE u tregua e gatshme dhe me ndihmat, dhe me fazën e re për rindërtimin pas tërmetit. Do punojmë shumë për një të ardhme. Është një vend i rëndësishëm jo sepse laget nga deti Adriatik por është pjesë e Ballkanit Perëndimor. Ka dy sfida të përbashkëta që s?do rresht kurrë. Europa ka filluar dhe i ka vënë vetes një synim ambicioz; procesi i anëtarësimit. Çështja e dytë ka të bëjë me tema të solidaritetit dhe sigurisë. Shoqëritë tona u kërkojnë institucioneve vigjilencë dhe nisma.?

Share This Video


Download

  
Report form