Edhe shkurti muaji që mbyll stinën e dimrit, ka nisur me mot të kthjellët. Kjo situatë do të vazhdojë deri të martën në mesditë, kur do të nisë shtimi i vranësirave fillimisht në veri e më pas në gjithë vendin duke sjell reshje.
?Të mërkurën, reshjet parashikohet të jenë në formën e dëborës, duke qenë se do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit Europian. Reshjet e borës do jenë të fokusuara në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në Ultësirën perëndimore reshjet do të jenë në formën e shiut. Pas të mërkurës do të kemi kthjellim të motit dhe kushte të qëndrueshme atmosferike. ? tha meteorologia Adiola Bani.
Rikthimi në vlerat normale klimatike të muajit shkurt parashikohet të ndodhë në fund të javës që vjen. Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë celcius në zonat malore në 18 gradë celcius. Por të mërkurën temperaturat do të zbresin deri në -4, -5 gradë celcius.
?Ditët më të ftohta të kësaj jave do të jenë e enjtja dhe e premtja, ku parashikohet që temperaturat në zonat e thella malore të luhaten në -6, -7 gradë celcius. Ndërsa mesdita jo më shumë se 10 apo 11 gradë celcius. Reshjet do të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, kur pritet të kemi sërish rikthim të motit të kthjellët e me diell në territorin shqiptar. ? tha më pas meteorologia Adiola Bani.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Moti#Temperature#TopChannel