Rama tregon si do të nisë verifikimi i kriminelëve nga SPAK-u: Për 15 ditë lamtumirë pasuri

Report TV 2020-02-02

Views 0

E ndërsa nesër do të fillojë zbatimi i ligjit special kundër kriminelëve, kryeministri Rama ka dhënë edhe detajet si do të nisë punë dhe nga do të fillojë nesër. Ai tha se personave që janë identifikuar nga policia me pasuri të dyshimtë do u dërgohet një formular që duhet ta plotësojnë brenda 48 orëve, që më pas i dërgohet SPAK-ut, që duhet të shprehet për 15 ditë dhe po kaq gjykata dhe më pas lamtumirë pasuri.

"Nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre dhe pastaj formulari do të shkojë te SPAK-u dhe nga SPAK- u në gjykatë dhe ata do të duhet të vijnë para gjykatësit dhe të tregojnë sa fort kanë punuar tokën dhe sa shumë ullinj dhe portokalle kanë mbledhur, sa shumë vite kanë bërë roje natën në objekte, sa shumë janë lodhur dhe stërmundur në fasoneri, sa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda apo jashtë vendit, nëse duan ti mbajnë ato pasuri, për ndryshe gjithcka që kanë sot, nesër do të jetë pronë e shtetit dhe në radhë të parë e policisë së shtetit. Kjo nuk do të vijojë si ato proceset ku në fund persona me burgim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet, por kjo ka afate. 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK, deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona e juaj, jo e imja, por e të gjithëve që e gëzojnë ata" deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form