Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë në ditët e fundit të Janarit një prej kërkesave më qesharake që mund t?i jenë drejtuar ndonjëherë këtij institucioni.
Kërkesa ka për autor një prej anëtarëve të këtij këshilli, Tartar Bazajn. Ai ka ngritur nëpërmjet saj një shqetësim të madh personal: nuk ka marrë kartolinat e urimit për Vitin e Ri, të cilat thotë se i janë nisur nga drejtues të ndryshëm institucionesh.
?Gjatë ditëve të janarit 2020 jam informuar nga drejtues institucionesh që në adresën time janë nisur kartolina të ndryshme Urimi për Vitin e Ri 2020. Këto ashtu sikurse janë nisur për të gjithë Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ajo që më ka bërë përshtypje është se disa nga kolegët që kam pyetur, më kanë konfirmuar një që të tillë, ndërsa mua çuditërisht ende nuk më është vënë në dispozicion asnjë kartolinë?.
Bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, Bazaj kërkon informacion të detajuar se ç?fat kanë pësuar kartolinat e tij, duke lëne te kuptohet se ato i janë fshehur me qellim.
?Për sa më sipër, edhe pse nuk do ta besoja kurrë që ndonjë person i caktuar të bjerë në një nivel kaq të ulët, sa të më mbahen edhe kartolinat e urimit, por gjithsesi do të doja të kisha një informacion si më poshtë vijon.
Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?
Nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë, apo cilat janë arsyet e mosdorëzimit të tyre tek personi im??
Për shkak të përmbajtjes së pazakontë, Televizionit Klan ngriti dyshime mbi vërtetësinë e një shkrese të tillë, që mban firmën e anëtarit të një prej institucioneve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë. Por burime zyrtare pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë konfirmuan se shkresa është autentike.
Nuk dihet se kur do ta shqyrtoje Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë kërkesë, por nisur nga përmbajtja, këshillit i lind si detyrë të kërkojë edhe një analizë të thellë mbi formimin e anëtarëve të tij, të ngjashëm me testin e idiotit që Ministria e Brendshme kërkon t?u bëjë drejtuesve të automjeteve.