Kosova pa qeveri/ Çfarë ndodh më pas?

Top Channel Albania 2020-02-01

Views 0

Për të nisur punën si Kryeministër, Albin Kurtit i duhen 61 vota të hënën në Kuvendin e Kosovës. Por cfarë ndodh nëse dështon votimi? A do të shkohet menjëherë në zgjedhje?


Me sa duket, jo. Kjo për shkak se sipas dokumentit themeltar të vendit, nëse Kurti nuk votohet si shef i ekzekutivit, do t?i jepet mundësia edhe një kandidati tjetër, qoftë nga Vetëvendosja fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, qoftë nga partitë e tjera.

Presidenti, sipas media vendavse, ka të drejtën dhe mund të dekretojë edhe ndonjë kandidat tjetër nga forcat politike apo koalicionet që garantojnë se nuk e çojnë vendin në zgjedhje. Kjo sipas Kushtetuës së Kosovës, ndodh brenda 10 ditësh. ?Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga data e njoftimit të tyre?, thuhet në pikën 4 të nenit 95 të saj.

Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej që prej zgjedhjeve të tetorit dhe më shumë se një muaj nga momenti kur u votua kryetari i Kuvendit.

Krerët e VV-së dhe LDK-së i nderprenë këtë jave takimet dhe komunikimin e vetëm publik e kanë përmes shkëmbimit të dy letrave, të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës mbi krijimin e qeverisë.

Shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve mbetet ndarja e pozicioneve shtetërore. Arritjen e ujdisë vazhdon ta mbajë të bllokuar posti i kryetarit të Kuvendit, të cilin Vetëvendosja nuk po bindet ta lëshojë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#AlbinKurti#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form