Policia kerkon ne Pjeze trupin e Prenges

RTV KLAN 2020-02-01

Views 5

Dy javë pas rrëmbimit dhe zhdukjes së 49- vjeçarit Jan Prenga, policia vazhdon ende kërkimet për gjetjen e trupit. Uniformat blu janë përqendruar në fshatin Pjezë, që ndodhet pranë resorit Golden. Policia dyshon se në këtë zonë mendohet se është groposur trupi i Prengës.
Në të njëjtën kohë vazhdon edhe operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim, që dyshohet se kanë organizuar dhe urdhëruar rrëmbimin e 49- vjeçarit.
Një ditë më parë, gjykata e Tiranës la në burg 5 të arrestuarit që akuzohen për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e kufomës edhe pse ata i kanë mohuar akuzat. Prokuroria ka paraqitur si provë në gjykatë disa foto të printuara që janë marrë nga një kamera sigurie që ndodhet në garazhin e kompleksit, atje ku dyshohet se u mbajt peng Prenga.
Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 17 Janar, ku mësohet se dy persona pasi dhunuan fizikisht Jan Prengën e futën në një makinë të vjedhur dhe e transportuan drejt kompleksit Golden në Shijak. Sipas hetimeve ka rezultuar se, rrëmbimi i Prengës ka ardhur si pasojë e një përplasje që një nga vëllezërit e tij ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe për prishjen e pazareve të drogës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS