Drejtuesja e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shkup thotë se Maqedonia është e gatshme të përballet me virusin Korona në rast të përhapjes së tij. Sipas Tavilah masa më e mirë për parandalimin e virusit vdekjeprurës është informimi i qytetarëve. Në një intervistë për Alsat ajo porosit qytetarët që të marrin informata të sakta dhe të mos propagandohen nga lajme të rrejshme për virusin.