#tvora #rtvoranews
Pesë të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kanë dalë sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Të arrestuar për këtë krim të rëndë që ndodhi më 17 janar në Kamëz janë Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri dhe Olsi Turja dhe Festim Bexhdili, i cili dyshohet se groposi trupin e pajetë të Jan Prengës.
Gjykata pranoi kerkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë "arrest me burg"
Ndërkohë janë prerë urdhërarrestet dhe për 6 persona të tjerë.
Dje gjatë marrjes në pyetje ata nuk kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa nuk kanë bashkëpunuar me grupin hetimor të cilët i kanë marrë në pyetje.
Para grupit hetimor, i ndaluari Olsi Turja ka deklaruar se është punëtor i resortit ?Golden? në Shijak, ndërsa biznesi ishte i mbyllur që pas tërmetit të 26 nëntorit.
Turja është shprehur se prisnin grupin e rivlerësimit për godinën, ndërsa pronarët e kishin thirrur për të riparuar një derë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/foto-dalin-ne-gjykate-5-te-arrestuarit-pengmarrjen-e-jan-prenges
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp