Nesër partitë parlamnetare do të ulen për të diskutuar mbi rekomandimet dhe kritikat e ekspertëve për ligjin e Prokurorisë publike. Nëse nuk arrin të miratohet ligji, VMRO-DPMNE-ja thotë se do të jetë faji i pushtetit. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se deri në shpërndarjen e Kuvendit nuk ka kohë të mjaftueshme për procedurë të rregullt. Nëse ka marrëveshje, Xhaferi thotë se ligji mund të miratohet brenda një dite.