Roja ra në gropën e ashensorit pas frikës nga tërmeti/ Arrestohen administratori dhe inxhinieri

Report TV 2020-01-29

Views 0

DURRES- Administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të hotelit ku mbrëmjen e djeshme humbi jetën roja 62-vjeçar pasi ra aksidentalisht nga kati i dytë janë arrestuar nga policia. Në pranga janë vënë Ardian Jesini, 47 vjeç administratori i firmës dhe Ertion Reveli, 43 vjeç inxhinier i firmës që po ndërton hotelin. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të punës ndërsa sipas policisë rrezikojnë të dënohen me 10 vite burg.

Viktima Thoma Rusa 62-vjeçar dyshohet se ra nga kjo lartësi për shkak të frikës nga tërmeti i një nate më parë. Kabina ku qëndronte 62-vjeçari ishte e vendosur jashtë ambientit rrethues të kantierit të ndërtimit, por dyshohet se ai ishte ngjitur në katin e dytë për të bërë një vrojtim dhe në momentin kur ka dëgjuar lëkundje është afruar pranë gropës së ashensorit ku ka rënë brenda duke humbur jetën.Sipas policisë gropa e ashensorit nuk ishte e kufizuar me elementë që sigurojnë jetën e punëtorëve dhe nuk kishte asnjë tabelë ku sinjalizohej rreziku i rënies në të.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS