Shiste për automjete gazin e ngrohjes dhe nuk paguantë akcizë, dogana kallëzon ‘Natyral Gas’!

Report TV 2020-01-29

Views 1

Vijojnë aksionet kundër evazionit fiskal në sektorin e hidrokarbureve. Këtë të mërkurë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka çuar në Prokurori subjektin ?Natyral Gas? për mosdeklarim të ardhurave. Sipas doganave subjekti në fjalë ka fshehur të ardhurat dhe nuk ka paguar akcizën që është në shumën 8 lekë për litër. Subjekti në fjalë që ushtron aktivitetin ekonomik në Kamëz, Tiranë, me administrator shtetasin Enis Kaba është referuar nga strukturat doganore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe ky subjekt i detyrohet shtetit 37.7 milionë lekë detyrime që nuk i ka paguar.

?Natyral Gas? sipas informacionit që vë në dispozicion Dogana furnizohej pranë kompanive importuese të gazit me artikullin "Gaz për ngrohje", për të cilin nuk paguhet akcizë dhe e shiste tek subjektet e tjera si "Gaz për auto" duke iu shmangur pagesës së akcizës. Këtij subjekti iu bllokuan 1.6 milionë litra gaz në nëntorin e vitit të kaluar, pikërisht me dyshimin e evazionit fiskal.

Ndërkohë sipas informacioneve të siguruara pranë Inspektoratit Teknik dhe Industrial, gjatë vitit 2019 në sektorin e naftës dhe gazit janë kryer në total 6018 kontrolle, nga te cilat 2837 kontrolle cilësore te tregut brendshëm, 2058 kontrolle cilësore para-zhdoganimit dhe 1123 kontrolle për respektimin e normave e kushteve teknike si dhe ligjshmërinë. Pas inspektimeve të kryera janë ndëshkuar me gjobë 39 subjekte të gjetur në shkelje për 2019.

Share This Video


Download

  
Report form