#rtvora #oranews
Kryebashkiakja e Shkodrës, ishte e vetmja që ndoqi këshillën e amerikanëve dhe goditi në Gjykatën Kushtetuese votimet e 30 qershorit. Ndaj vendimin që padia do të shqyrtohet me themel, e quajti lajm të mirë për të gjithë shqiptarët.
Voltana Ademi ndoqi këshillën e amerikanëve dhe goditi në Gjykatën Kushtetuese procesin zgjedhor të 30 qershorit.
Ndaj vendimin për të shqytuar me themel padinë e konsideron një lajm të mirë për shqiptarët.
Tashmë pret vetëm që gjykata të bëhet funksionale.
Voltana Ademi: Gjykata Kushtetuese ka pranuar shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga unë si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës për paligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit. Është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për bashkëqytetarët shkodranë të cilët me 30 qershor 2019, braktisën masivisht marrëzinë e votimeve farsë.
Ankimimi prej 23 faqesh, sipas Ademit ka një sërë argumentash që lidhen me kushtetutën dhe merr në konsideratë procedurat që duheshin respektuar nga organet që merren me zgjedhjet.
Ademi veçon zhvillimet para dhe pas 30 qershorit.
Pikëpyetjet që opozita ka ngritur mbi institucionet e reja të drejtësisë, për Voltana Ademin janë një pikë që nuk duhen anashkaluar, por ajo i mbetet shpresës se Kushtetuesja do të mund ta thotë siç duhet fjalën e saj mbi këtë ankesë.
Padia e Shoqatës së Bashkive për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe ajo e presidentit për Teatrin Kombëtar ishin dy kërkesat e pranuara nga Gjykata Kushtetuese për shqyrtim.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kushtetuesja-do-gjykoje-30-qershorin-ademi-lajm-i-mire-shqiptaret
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp