FIER- Disa persona me maska kanë grabitur një banesë në qendër të qytetit të Fierit në rrugën 'Kongresi i Përmetit'.
Ata janë ngjitur përmes shkallëve të pallatit në apartamentin e 40-vjeçares me iniciale E.M. ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë (bizhuteri).
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur grabitësit ngjiten përmes shkallëve duke mbajtur të hapura çadrat e shiut për të evituar në këtë mënyrë identifikimin.
Mësohet se policia po punon për kapjen e autorëve.