Supë krem presh me kos
Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 presh mesatar
2 thelpi hudhër
2 patate mesatare
400 gr kos
2 të verdha veze
3 lugë gjelle limon
2 lugë gjelle gjalp
1 lugë piper i kuq
Koper
Përgatitja:
Presim preshin horizontalisht dhe e shpërndajmë atë mirë, e presim preshi hollë hollë. E lëmë të ziejë atë për 12-15 minuta. Shtojmë te preshi dhe patatet e e prera në kubikë të vegjël.
Pasi të ketë zier preshi dhe patatja, e kalojmë në blender supën duke e kthyer atë në krem.
Në një tas rrahim 2 të verdha veze, shtojmë limon, kosin dhe I përziejmë së bashku. Pasi largojmë supën nga zjarri shtojmë lugë lugë supën te tasi me kos duke e trazuar vazhdimisht I bashkojmë pastaj në tasin e supës. Mund ta shërbejmë duke e spërkatur me pak vaj ulliri , koper ose shkrijmë pak gjalp, e përziejmë me piper të kuq dhe shtojmë nga një lugë në pjatën e servirur. Ju mund të shijoni atë që preferoni më shumë. Ju bëftë mirë!