Tempora - Berisha s'ka besim tek drejtësia e re: Partiake, nuk heton Edi Ramën

Ora News Lajme 2020-01-29

Views 0

#tvora #rtvoranews #tempora


Berisha s'ka besim tek drejtësia e re: Partiake, nuk heton Edi Ramën
29/01/2020 - 09:43

Reforma në drejtësi është duke vazhduar me zbatimin e saj. Janë ngritur institucionet e reja si SPAK, pritet edhe ngritja e BKH, por për opozitën kjo është një drejtësi e kapur.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për emisionin "Tempora" në RTV Ora thotë se drejtësi është partiake.

Ai argumentoi si Rama ka shkelur ligjin me ngritjen e institucioneve të reja.

Sali Berisha: Reforma në drejtësi është një proces i kapjes së plotë dhe totalë të procesit të drejtësisë. Unë u them shqiptarëve këtë: Ata që bëri opozita me kushtetutën, me Komisionin e Venecias që rrëzoi 3 herë draftet e qeverisë, opozita e bëri vetëm për të mbrojtur drejtësinë nga kapja, në interesin më të madh të Shqipërisë, shqiptarëve dhe shteti ligjor. Edi Rama shkeli me dy këmbë marrëveshjen që ishte për të votuar ligjet organike me konsensus dhe ato çka nuk i dha kushtetuta i mori me ligje organike. Kapi në mënyrë banditeske, kriminale, antikushtetuese secilin nga institucionet drejtuese të sistemit të drejtësisë.

Ligjet aktuale nuk pranojnë në pozicion asnjërin, as drejtorin e KLP, as Dvoranin, as Metanin. Është jashtë kushtetuese. Gjykatësja, nuk kam asnjë si person, e di se kushtetuta kërkon që ajo të votohej me dy kandidatura dhe u votua me një kandidaturë të vetme. Çfarë i ngelet asaj zonjë në Gjykatën Kushtetuese kur vetë aty është ulur në mënyrë antikushtetuese? Ju mendoni se këtë reformë do ta shesë Edi Rama? Absolutisht jo. E vërteta është e njohur, ka shpejtësi breshke në raport me gënjeshtrën, por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtër.

Çfarë pret PD me këtë drejtësi. Kryebashkiakët po kapen nga ligji i dekriminalizimit, projekti i Unazës përfundoi si përfundoi, përgjimet për vjedhjen e votës....

Sali Berisha: Një drejtësi partiake kryekëput. Shumë shpresëdhënës ka qenë SPAK. Çfarë ndodhi? Ligji dhe çdo gjë ishte gati për tu ngritur në vitin 2017. Deklaratat zyrtare të ambasadorëve që unë i quaja guvernatorë ishin se do ngrihet brenda 2017. Nuk u ngrit as në 2017, as 2018, as në 2019, përveçse fundit të vitit 2019. Si u ngrit? Përsëri në shkelje flagrante të kushtetutës. Kushtetuta përcakton që SPAK ngrihet me të paktën 10 anëtarë. Nuk është kot ajo. Ajo është për shumë arsye, ka të bëjë edhe me zgjedhjen e kryetarit etj., me radhë. Po pse u ngrit me 8 anëtarë?

Sepse këta 8 e kapën, po vendi ka 300 prokurorë të tjerë, unë të garantoj, megjithëse në pellgun e tyre ka kriminelët më të rrezikshëm të vendit, njerëz që kanë shitur dosje. Po aty ka njerëz shumë të ndershëm, ka burra dhe gra trima që janë përballur me guxim të madh me krimin e organizuar. Çfarë u bë këtu? U gjetën 8 vetë, me garanci që kreun e Meduzës, Edi Ramën nuk do ta hetojnë, që bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë nuk do ti hetojë, sepse po të fillojë hetimi duhet të fillojë me Surrelin. Surreli është ndërtuar në një kohë kur Rama ka deklaruar 2800 euro dhe d...

Share This Video


Download

  
Report form