Reportazhi i RAI 3 per drogen shkakton reagime ne Tirane

RTV KLAN 2020-01-28

Views 3

Ky reportazh i RAI 3, që pretendon se ka parë raporte të policisë, që flasin për rritje galopante të mbjelljes së trafikimit të kanabisit në vendin tonë, ka ngjallur dhe reagimet e politikës në Tiranë.

Sipas demokratëve, ky reportazh rrëzon propagandën e qeverisë për suksesin në luftën ndaj kanabisit. Për selinë blu, krimi i organizuar dhe rrjetet e trafikut të drogës, jo vetëm nuk po luftohen, por po mbrohen nga vetë Kryeministri.

Vetë Kryeministri Rama e quajti lajmin e kanalit televiziv italian si turp gazetaresk.

?Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!?.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form