Një 50-vjeçar mbeti i vrarë pas një konflikti të ndodhur këtë të martë në Korçë. Dashnor Osmani u godit me sëpatë në kokë nga Zamir Topi, 42-vjeç, pas një sherri të çastit.
Osmani ka ndërruar jetë në vend, si pasojë e goditjes. Policia e arrestoi autorin pak minuta pas ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e motivit të krimit.
Topi dhe Osmani, të dy banues të fshatit Pocestë, dyshohet se kanë pasur një konflikt të vjetër, në lidhje me një vend në varrezat e këtij fshati.
Tv Klan