Parcela të vogla me nga dy hektarë, mosrespektimi i marrëveshjeve mes blerësve dhe prodhuesve, si dhe efekti minimal i kooperativave janë mangësitë kryesore të tregun vendor të prodhimeve bujqësore. Këto ishin një pjesë e konkluzioneve nga takimi i ekspertëve nga më shumë universitete dhe institucione nga vendi për mangësitë e sektorit bujqësor. Sipas tyre, prodhimet bujqësore nga Maqedonia ballafaqohen me konkurrencë të fuqishme nga vendet e huaja dhe me potencial të dobët eksportimi. Shteti domosdo duhet të bëjë reforma nëse duam të jemi në rrjedhë me tregjet më të zhvilluara.