Konferenca e donatorëve, Rama në Berlin! Merkel: Në mars të ketë datë për negociatat me BE

Report TV 2020-01-27

Views 0

BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka takuar mesditën e kësaj të hëne kancelaren gjermane, Angela Merkel, në fokus të së cilës ka qenë konferenca e donatorëve për tërmetin, por edhe perspektiva europiane e Shqipërisë. Në konferencën e përbashkët, në përfundim të takimit, Merkel ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në zbatimin e Reformave, duke thënë se në mars duhet të ketë një datë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Përkundrejt akuzave politike, që e kanë cilësuar si "Ramaformë" apo "dështim", për kancelaren Reforma në Drejtësi ka realizuar pritshmërinë e saj, duke e cilsuar si të suksesshme.

Share This Video


Download

  
Report form