27 Janari shënohet në kalendar si Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, një nga masakrat më të mëdha në historinë e njerëzimit. Kjo datë e përcaktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në nderim të viktimave të Holokaustit, përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes, Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.
Sot në programin ?Historia ime? në Tv Klan ishte i ftuar Amos Dojaka, i cili është pasardhës i një familjeje hebraike. Në studio, ai ka rrëfyer se gjyshja e tij ishte nga Çekosllovakia dhe dy muaj para Luftës së dytë Botërore, ajo u vendos në Shqipëri me burrin e saj. Gjithë familja e saj u zhduk në kampin famëkeq të Auschvitz dhe vetëm gjyshja e tij arriti të mbijetonte sepse u strehua në Shqipëri.